Kalimtarët ndalojnë një grua që po përpiqej ta digjte shtëpinë e Martin Luther Kingut

Një grup kalimtarësh të rastit arritën të ndalonin një grua e cila po përpiqej t’i vinte zjarrin shtëpisë së lindje së Martin Luther King Jr në Atlanta.

Sipas policisë së Georgias, reagimi i shpejtë i kalimtarëve bëri të mundur që një pjesë e rëndësishme e historisë amerikane të shpëtonte nga një zjarr që mund ta kishte shkatërruar plotësisht.

Gruaja që tentoi të digjte shtëpinë me benzinë, u arrestuar dhe ndodhet pas hekurave, pasi po përballet me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.

Shtëpia dykatëshe Luther King kaloi 12 vitet e para të jetës së tij, është një pikë referimi për shumë turistë.  Ajo u ble nga Shërbimi i Parkut Kombëtar në vitin 2018 dhe është mbyllur për publikun që nga muaji i kaluar për riparime dhe rinovime. /A2news/

Read Previous

Deri në gjashtë orë pritje për shërbime specialistike në ambulancat e QKUK-së

Read Next

​Haxhiu: Burrat patriarkal po i vrasin gratë