Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore fton të gjithë të apasionuarit pas historisë, natyrës e artit që të vizitojnë një prej xhevahireve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, kalanë e Porto Palermos.
Kalaja e Porto Palermos është Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon, në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit.
E ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të nga Ali Pasha, kjo kala strategjike mbrojti bregdetin dhe rrugët detare të Shqipërisë. Sot, ajo ofron pamje mahnitëse të detit Jon dhe peisazheve të bukura rreth saj.closevolume_off
“Ejani të vizitoni Kalanë e Porto Palermos dhe zbuloni trashëgiminë e pasur dhe bukurinë e pashoqe të Shqipërisë”, shkruan IKTK në rrjetet sociale.
Në kalanë e Porto Palermos së fundmi organizohen një sërë eventesh kulturore. Aktualisht është duke u zhvilluar Porto Palermo Festival, i cili i bën bashkë lashtësinë me tingujt e rrymave të ndryshme muzikore./Bota sot