Kompania Regjionale e ujitjes “Radoniqi-Dukagjini’’ në Gjakovë furnizon sektorin e bujqësisë me ujë për ujitje. Sistemi i ujitjes përfshinë dy sisteme, sistemin modern të Radoniqit dhe sistemin gjysmë modern tradicional të Dukagjinit në Prizren. Sipas drejtorit të kësaj kompanie Jahja Kadrija, planifikimi për fillimin e sezonës së ujitjes parashihet të jetë në muajin prill, ndonëse kjo varet edhe nga kushtet atmosferike.
Gjithashtu Kadrija u shpreh se dimri i kaluar ka qenë i thatë dhe situata në liqenin e Radoniqit nuk është edhe aq mirë.
Mes tjerash Kadrija potencoi se nuk ka bujqësi intenzive pa ujitje.
Vlen të theksohet se kjo kompani në planifikimin për vitin 2022 parasheh ujitjen e mbi 5000 hektarëve tokë bujqësore.