Po vazhdojnë sukseset e pjesëtarëve të FSK-së akademitë ndërkombëtare.
Kadeti i FSK-së, Gazmend Pllana nga Mitrovica është shpërblyer me mirënjohje nga Akademia Ushtarake e Kroacisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së njofton se me “Rastin e shënimin të 18-të vjetorit të themelimit të batalionit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Republikës së Kroacisë dhe në prag të shënimit të “Ditës së Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë dhe Ditës së Forcave Tokësore Kroate” stafi udhëheqës i Akademisë ka ndarë mirënjohje për kadetin e FSK-së Gazmend Pllana në mesin e 500 kadetëve të kësaj akademie”.
Kadeti nga Mitrovica, Gazmend Pllana, me sukses po vazhdon studimet ushtarake në shtetin e Kroacisë
/Gazeta Sinjali/