Kaçaniku: Për konsumatorët institucionet gjithmonë janë në pushim, çmimet më të larta se në BE

Qeveria dhe ministritë po vazhdojnë të mos bëjnë asgjë për qytetarët konsumatorë, madje po shkelin mbi dinjitetin e tyre, i tha Ekonomia Online, Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori”.

Madje ai thotë se institucionet vazhdimisht janë në pushim dhe partitë politike po i përdorin qytetarët, për fitimet e tyre.

Kaçaniku potencoi se çmimet në Kosovë janë shumë më të larta se në Bashkimin Evropian dhe se ankesat cod ditë janë në rritje.

“Siç e patë Parlamenti shkoj në pushim vjetor dhe për neve qytetarët konsumator dhe familjet konsumatorë Parlamenti, Qeveria dhe ministritë janë gjithmonë në pushim vjetor, sepse 17 vite prej kur ekziston organizata Konsumatori, nuk mbaj mend asgjë konkrete që kanë bë në favor e kauzës së konsumatorit” tha ai për Ekonomia Online.

“Partitë politike jashtëligjshëm financohen nga buxheti të cilin e gjenerojmë ne, nga buxheti ynë, që ne e gjenerojmë, humbin çdo ditë nga 600 milionë sepse punësohet makineria e votimit dhe natyrisht se shumë parti politike dhe shumë partiak financohen në bazë të donacioneve dhe subvencioneve që i marrin nga bizneset e ndryshme, janë vetë bashkëpronar ose bashkëaksionar të disave prej tyre, disa i kanë formuar edhe vetë dhe në këtë mënyrë e zhvatin qytetarin konsumator dhe shkelin mbi dinjitetin e tij”.

“Qytetari konsumator qoftë i vetëm qoftë i organizuar në asociatorët e tyre asnjëherë nuk është përkrahur nga Qeveria as MINTI për të krijuar kapacitete dhe për të bërë matje të tilla dhe ne këtë mospërfillje e quajmë sabotim të kauzës së konsumatorëve, sabotim të punës së Organizatës së Konsumatorëve, ajo që shihet dhe vërehet në terren është që ankesat janë në rritje, qoftë për nga çmimet qoftë për nga cilësitë, qoftë për nga komponentët”.

 “Ankesat më të mëdha e dëshmojnë atë që ne si organizatë e kemi thënë disa herë që çmimet në republikën e Kosovës për fat të keq, janë tmerrësisht më të larta se në Bashkimin Evropian, shikuar nga aspekti i çmimit real që ka të bëjë me peshën, vëllimin, komponentët, cilësinë, sigurimin e shumë gjëra të tjera që ndikojnë në çmim de natyrisht se në këto çmime ne kemi edhe impute të tjera që nuk janë në bashkimin evropian, që janë si përshembull financimi i partive politike nga buxheti të cilin ne e gjenerojmë, financimi i klientelës partiake të financuar nga ’99-ta deri më sot në administratën publike”. /EO

Read Previous

Ikin studentët nga UP-ja

Read Next

SHBA thotë se Wagneri nuk paraqet rrezik për Poloninë