SHBA thotë se Wagneri nuk paraqet rrezik për Poloninë

Presidenti bjellorus është tallur me polakët për praninë e trupave të Wagner pranë kufirit të tyre.

“Përndryshe, pa ne, ata do të kishin depërtuar dhe shkatërruar Rzeszow-in dhe Varshavën për një kohë të shkurtër. Kështu që nuk duhet të më qortojnë, por duhet të më falënderojnë”, tha Alexander Lukashenko.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë pohuar se Polonia nuk duhet të shqetësohet pasi nuk po shohim ndonjë rrezik potencial, raporton skynews.

John Kirby, i cili është pjesë e këshillit të sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, Joe Biden, thotë se SHBA-ja nuk është në dijeni të “ndonjë kërcënimi specifik” të paraqitur nga trupat e Wagnerit ndaj Polonisë ose ndonjë shteti anëtar të NATO-s.

Polonia ka reaguar ndaj pranisë së mercenarëve rusë, Wagner në Bjellorusi që kur shefi i grupit, Yevgeny Prigozhin njoftoi se po stërviste trupat bjelloruse.

Javën e kaluar, Polonia ka dërguar mbi 1000 trupa në drejtim të kufirit prej 402 kilometrash me Bjellorusinë.

Letonia dhe Lituania gjithashtu iu bashkuan Polonisë duke kërcënuar se do të mbyllnin kufijtë e tyre me Bjellorusinë shkaku i Wagnerit. /Telegrafi/

Read Previous

Kaçaniku: Për konsumatorët institucionet gjithmonë janë në pushim, çmimet më të larta se në BE

Read Next

Lista Serbe, zgjedhjet në veri: Çka tha dje Hovenier që e shtyri të reagojë edhe Serbinë?