Kabinat e telefonave ende shfrytëzohen nga qytetarët

Kabinat e telefonave të vendosura nëpër qytet dhe në postën kryesore të Gjakovës edhe pas trendit të shfrytëzimit të telefonave të mençur ende përdoren ndonëse jo shumë. Interesimi i qyetarëve për përdorimin e tyre ka rënë por nuk është që nuk ka përdorues të tyre, arsyeja që ende ka kërkesa për përdorim është edhe çmimi i tyre i lirë thotë Blerina Vula menaxhere regjionale në Gjakovë e Telekomit.

Nga këto kabina mund të telefonohen edhe numrat emergjent si policia, zjarrëfikësit dhe emergjenca, poashtu nga kabinat është lëshuar për përdorim edhe numri papagesë 080010000 ku mund të lajmërohen raste të ndryshme.

Megjithatë ka sfida në mirëmbajtjen e tyre ngase ndodhen të ekspozuara jashtë, dhe qytetarë të papaërgjegjshëm i dëmtojnë, dhe normalisht pjesët për këta telefona çdo ditë e më vështirë është të gjinden në treg ka shtuar mes tjerash Vula.

Read Previous

Lama – Hoda: Leximi bën ndryshimin

Read Next

Shtëpia e familjes Qerkezi, dëshmia më prekëse e krimeve serbe, sot 23 vjet nga sulmi barbar