Ka rritje të rasteve të dhunës në familje

Shtëpia e sigurtë është vendi ku shumë gra gjejnë strehim. Kohëve të fundit në nivel të Kosovës janë shënuar më tepër raste të dhunës në familje. Këtë e pohon edhe Eblina Dinarama drejtoreshë e kësaj qendre e cila po ashtu thotë se në raport me vitin e kaluar të po kësaj periudhe ka përgjysmë më shumë raste të dhunës në familje vetëm në komunën e Gjakovës.
Ajo shton se falë bashkëpunimit që kanë me institucionet gjyqësore dhe policinë kanë arritur të detektojnë shumë raste të reja.
Për momentin në Shtëpinë e Sigurtë në Gjakovë, po qëndrojnë 19 persona dhe nuk ka pasur raste të përsëritura. Dinarama apelon tek të gjithë ata që përjetojnë dhunë të paraqiten në këtë qendër.

Read Previous

Gjakova do ta ketë stadiumin e kategorisë së II-të sipas kritereve të UEFA-së

Read Next

Digjen magazinat e ish Jatex-it