Gjakova do ta ketë stadiumin e kategorisë së II-të sipas kritereve të UEFA-së

Në mesin e tifozëve të flaktë që mezi po e pret ndërtimin e stadiumit të ri është edhe Jeton Mamusha i njohur për të gjithë si Vuqa. Ai që nga fëmijëria është pjesë e tribunave dhe nostalgjinë e asaj kohe thotë se e ka edhe sot. Dihet se për vite me radhë ishte kryetar i tifozërisë gjakovare dhe askush më shumë se tifogrupet nuk i gëzohen këtij projekti tha ai.
Ndërtimi I stadiumit do të krijojë kushte të favorshme jo vetëm për ndjekjen e ndeshjeve të futbollit në Gjakovë por do të ngritë edhe imazhin e klubit Vëllaznimi kështu tha menaxheri i këtij klubi, Besnik Gojani.

Pjesa perëndimore e tribunave e njohur si pjesa kryesore e stadiumit të qytetit në Gjakovë, tashmë është rrënuar. Makineritë e rënda kanë rrënuar ndërtimet e vjetra që ishin për të filluar me punimet moderne për ndërtimin e këtij stadiumi. Punimet në stadium patën nisur në maj të vitit të kaluar dhe për fazën e parë janë ndarë 1.1 milionë euro. Dihet se ky projekt është investim nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Mjetet e ndara për ndërtimin e stadiumit me rreth 13 mijë ulëse kalojnë shifrën 10 milionë euro. Me finalizimin e këtyre punimeve Gjakova do ta ketë stadiumin e kategorisë së II-të sipas kritereve të UEFAS-së.

Read Previous

Me nderime të larta varroset Dr.Rifat Lila

Read Next

Ka rritje të rasteve të dhunës në familje