Ka filluar pas një ndërprerjeje 5-vjeçare Kampionati Evropian i Basketbollit 2022 ku kombëtaret më të mëdha evropiane, do përballen me njëra tjetrën për titullin e kampionit të Evropës.
Këtë herë, prezent janë edhe shumë yje të NBA, të cilët në të kaluarën kanë refuzuar të marrin pjesë në këto kompeticione.
Edicioni i 41-të i kompeticionit kryesor të Evropës filloi me ballafaqimin midis kampionit të trefishtë Spanjës kundër Bullgarisë në ndeshjen e hapjes të Grupit A që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku spanjollët fituan me rezultat 114:87.
Katër skuadrat e para në secilin prej katër grupeve do të kualifikohen në të 16-ën e finales ndërsa faza finale do të mbahet kryesisht në Berlin të Gjermanisë midis 10-18 shtatorit.
Tetë skuadrat fituese do të luftojnë në çerekfinale, të planifikuara për 13-14 shtator, përpara gjysmëfinales më 16 shtator, ndërsa ndeshja finale është caktuar për 18 shtator.
Finalja do të zhvillohet në Berlin ndërsa në të njëjtën ditë do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë.