Ka filluar aplikimi për subvencione në shëndetësi

Komuna e Gjakovës, konkretisht drejtoria për Shëndetësi dhe mirëqenie Sociale ka hapur thirrjen për subvencionimin e të gjithë personave që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme karsiovaskulare, kancerogjene si dhe sëmundjet kronike, drejtoresha e këtij dikasteri tha se drejtoria ka ndarë 70 mijë euro për subvencione apo ndihmë me mjete shtesë për mjekim.

Ata të cilët kanë kushte më të  rënda ekonomike dhe nënat vetëushqyese kanë përparsi për këtë ndihmë financiare.

Të gjithë të interesuarit duhet të tërheqin fillimisht një fomular në drejtorinë përkatëse, kurse afati i aplikimit mbetet i hapur deri më datën 11 të muajit maj.

Read Previous

Paumen kryen pagesa me mikroçip në dorë, pa pasur nevojë për kartë

Read Next

Britaniku që vozit makinën më të vogël në botë