K.R.U “Gjakova” shpall konkurs pune për disa pozita

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka hapur konkurs në disa pozita, të tillat si: Inxhinier i proceseve në ITUN, Mekanik i Impiantit për Trajtim të Ujrërave të Ndotura, Elektricist në Impiantin për Trajtim të Ujrërave të Ndotura, Operator në Impiantin për Trajtim të Ujërave të Ndotura, Shofer Kamioni ( Pirunar ), Kimist/e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura.

Paga mujore: Sipas Rregullores.

Informata të përgjithshme :

  • Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët  që plotësojnë kriteret arsimore dhe profesionale sipas konkursit.
  • Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.

Procedura për aplikim-   Aplikacioni ( formulari) për konkurrim merret në Kompani dhe në ueb-faqen e Kompanisë, dhe të njëjtës i bashkëngjiten: 1. kopja e letërnjoftimit 2. Certifikata e lindjes, 3.CV-ja 4. Letër Motivuese/ kërkesë për punësim 5. kopjet e dokumentacionit të kualifikimit( kopja e noterizuar), si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit. Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati i konkurrimit është nga data:  20/10/2021 deri me  03/11/2021Adresa e zyrës Rr”UÇK”Nr.7,50000-Gjakovë- Kosovë.

Vërejtje:  Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e  fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, ndërsa  aplikacionet që arrijnë pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Read Previous

FC Liburn edhe këtë stinor synon titullin e kampionit dhe kupën e Kosovës

Read Next

Policia e Kosovës për rusët e shpallur non-grata: E kanë lëshuar territorin e Kosovës më 23 tetor