Torino dhe Juventusi kanë barazuar në “Derby della Mole” me rezultat 2-2, në kuadër të javës së 28-të të Serie A.
Ndeshja mes Torinos dhe Juventusit doli të jetë shumë interesante dhe shumë raste përveç golave.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Juve, që asistimin e Cristiano Ronaldos nuk arriti ta kthejë në gol Federico Chiesa.
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi goli. Alvaro Morata dhe Ferderico Chiesa, luajtën bukur mes tyre, ku italiani shënoi duke e kaluar Juventusin në epërsi për 1-0.
Por në rastin e parë Torino, arrijnë të barazojnë rezultatin. Antonio Sanabria përfitoi nga një top i kthyer nga Wojciech Szczęsny për 1-1.
Më këto dy gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta ishte edhe më e bukur./Telegrafi