Prej disa ditësh vazhdojnë zërat për negociata mes Juves dhe PSG për Mauro Icardin. Palët duken mjaft aktivze në bisedime.
Sipas medias franceze Buzz Sport, Icardi është lojtari më i prirur për të lënë klubin francez gjatë merkatos së ardhshme. Ai do të shërbejë si burim financimi për goditjen Kean nga Everton.
PSG dhe Juve kanë nisur bisedimet për shkëmbimin e Icardit me Dybalan. Bisedimet janë të avancuara.
Icardi dëshiron të rikthehet në Itali kurse Dybala nuk ka akoma marrveshje për rinovimin e kontratës dhe kjo e bën të vendoset në merkato. Dybala pëlqehet shumë nga drejtori i PSG, Leonardo.
Së fundmi është folur shumë edhe për përfshirjen e Arthur në negociatat për Icardi por ende nuk ka konfirmime nga burimet pranë Juves.
PSG është ekipi që mund të përballonte rrogat e lojtarëve të Juves dhe gjithashtu mund tu ofronte mundësinë për të luajtur si protagonistë në Champions.