Andrea Pirlo do të shkarkohet nga posti i trajnerit në fund të këtij sezoni.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se trajneri italian do të largohet edhe në rast se ekipi siguron kualifikimin në Champions League për edicionin e ri.
Presidenti i klubit Andrea Angelli thuhet se ka vendosur ta largoj Pirlon pasi nuk është i kënaqur me rezultatet e arritura këtë edicion.
Juventusi këtë edicion pas 35 ndeshjeve është në pozitën e pestë me 69 pikë./Koha.net/