Jordi Alba i thotë “jo” Inter-it

Jordi Alba ishte shumë pranë kalimit të Interi në Serie A këtë ditë të fundit të merkatos verore. Mirëpo, spanjolli ka zgjedhur të qëndrojë te Barcelona.

Dy klubet thuhet se kishin arritur marrëveshjen për kalimin e mbrojtësit të majtë në “Giuseppe Meazza”, me formul huazimi me të drejt blerje në fund të sezonit.

Sipas “AS”, Barcelona do të mbulonte 60% të pagës dhe pjesa e mbetur nga Interi.

Por, Alba ka vendosur të mos provojë një aventurë të re në një kampionat tjetër. Barcelona do të transferojë Marcos Alonson dhe Alba do të luajë shanset e tij për një vend në formacionin titullar.

Duke qenë se në skuadër është dhe talenti i ri Alejando Balde, Barcelona do të ketë tre lojtarë në atë krah. /Albanianpost.com

Read Previous

Hector Bellerin do t’i bashkohet Barcelonës

Read Next

Gjashtë vite VAR, Collina: “Historia e futbollit ka ndryshuar”