Johnson e uron Zelenskyn për tërheqjen e forcave ruse nga Kievi

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka uruar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për tërheqjen e forcave ruse nga Kievi.

Duke folur në telefon me presidentin e Ukrainës, Johnson tha se “civilëve po u shkaktohen vuajtje të mëdha”, raporton BBC.

Ukraina thotë se forcat e saj kanë rimarrë të gjithë rajonin rreth Kievit, pasi Rusia është tërhequr nga aeroporti Hostomel dhe qytetet kryesore të fushëbetejës Irpin dhe Buça.

Zelensky e quajti Mbretërinë e Bashkuar një aleat të fuqishëm në një postim në Twitter në lidhje me bisedën e tij me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar.

/Reporteri/

Read Previous

75 vjet nga lindja e aktores shqiptare, Drita Haxhiraj

Read Next

Moti sot në Kosovë