Joe Biden nënshkruan një vendim të ri për të ndryshuar numrin e refugjatëve që hyjnë në Amerikë

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Biden kishte premtuar se do të lejonte 65 mijë e 500 refugjatë të hyjnë në SHBA, kurse në vendimin e ri lejohen vetëm 15 mijë persona.

Shtëpia e Bardhë në një deklaratë ka thënë se muajin e ardhshëm Biden do ta rrisë shifrën e vendimit.

Shifrat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se rreth 80 milionë refugjatë kërkojnë strehim në shumë shtete të ndryshme të botës.

Read Previous

Lirohet mjeku nga Podujeva i cili kishte refuzuar t’i jap ndihmë mjekësore një pacienti

Read Next

​Superliga e Shqipërisë rikthehet me dy ndeshje