Arsenali është goditur sërish nga lëndimet, me Gabriel Jesusin dhe Thomas Parteyn që do të jenë jashtë fushave për disa javë.
Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, ka konfirmuar lëndimet e tyre para sfidës ndaj Sheffield United të shtunën në Premier League.
“Për Gabriel Jesus, skanimet tregojnë se ka lëndim muskulor dhe ne mund ta humbasim përsëri për disa javë – nuk mund të parashikohet se sa kohë mund të na befasojë gjithmonë”, ka thënë Arteta.
“Thomas Partey e ka pësuar një lëndim muskulor të martën dhe ne presim që ai të jetë jashtë për disa javë”.
/klankosova/