Jeffery Hovenier konfirmohet si ambasador i SHBA-së në Kosovë

Senati amerikan ka konfirmuar Jeffrey Hovenier si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Me anë të një postimi në Twitter, Senati njoftoi se Hovenier u zgjodh me anë të votimit me zë.

“E konfirmuar: Jeffrey M. Hovenier do të jetë ambasador në Republikën e Kosovës”, thuhet në postim, transmeton Klankosova.tv.

Jeffrey Hovenier e zëvendëson Philip Kosnettin në postin e ambasadorit amerikan në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Hovenier e njeh mirë Kosovën pasi gjatë karrierës së tij diplomatike ishte përfaqësues i SHBA-së në stafin e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.

Ai aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës amerikane në Turqi.

Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlin të Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Në Departamentin e Shtetit ai ka qenë përgjegjës për NATO-n dhe Evropën Qendrore, derisa ka shërbyer si ambasador në Greqi dhe Kroaci, kurse tash është zëvendësshef i ambasadës amerikane në Turqi.

Read Previous

400 raste aktive me coronavirus

Read Next

Biden: Po shqyrtojmë mundësinë për bojkotin diplomatik të SHBA-së për Lojërat Olimpike të Pekinit