Legjenda e Inter-it, Javier Zanetti, mund të emërohet presidenti i ri i zikaltërve sapo “Oaktree” të përfundojë marrjen e klubit nga “Suning”, raporton” Tuttosport”.
Zëvendëspresidenti aktual i Inter-it, Zanetti, një ish-mbrojtës i zikaltërve, mund të emërohet si president i ri i klubit nga pronarët e rinj “Oaktree”.
Fondi amerikan ka nisur procedurat për të marrë aksionet nga “Suning” pasi Steven Zhang dështoi të shlyente një hua prej afro 400 milionë eurosh, përfshirë interesat.
“Tuttosport” raporton se “Oaktree” do të marrë 99,6% të aksioneve në klub dhe aksionarët e pakicës do të mbajnë pjesën e mbetur prej 0,4%.
Drejtorët e klubit Beppe Marotta, Piero Ausilio, Dario Baccin dhe Alessandro Antonello do të mbeten në krye gjatë kalimit nga “Suning” në “Oaktree”.
Marotta dhe Antonello janë gjithashtu në bordin e drejtorëve së bashku me Carlo Marchetti dhe Amedeo Carassai, të cilët kanë përfaqësuar “Oaktree” te Inter-i gjatë tre viteve të fundit.
Gjashtë anëtarët e mbetur të bordit, përfshirë presidentin, do të ndryshojnë, por Marchetti dhe Carassai nuk do të zgjidhen për të drejtuar klubin. /Albanianpost.com