Javën e ardhshme vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë.

Procesi gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët” do të mbahet nga e hëna deri të ejten, me të gjitha seancat që fillojnë në ora 09:00.

Ndërkaq, ditën e premte, është njoftuar të mbahet konferenca para Apelit në rastin e Pjetër Shalës.

Gjykimi i javës së ardhshme vjen pas lajmit të mirë të javës që po lëmë pas, ku në një vendim të Gjykatës së Apelit, Salih Mustafës, i njohur si “Komandant Cali”, iu ul masa e dënimit në 15 vjet burg, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Kujtojmë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po gjykohen për krime lufte.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare

Read Next

Një raketë e lëshuar nga Jemeni zbret në një zonë të hapur në Izraelin qendror dhe aktivizon sirenat e sulmit ajror