Javë e rëndë për Kosovën, 59 persona vdiqën nga Coronavirusi

DOCTORS AND NURSES OF THE INTENSIVE CARE HOSPITAL, FIGHTING COVID-19 EMERGENCY IN PESARO – ITALY. THEY ARE PORTRAITED AT THE END OF THEIR LONG WORKSHIFT. 12 HOURS WITH NO DRINK AND NO TOILETBREAK, DUE TO THE PROTECTIVE SUIT THEY WEAR. THE SIGNS ON THEIR FACE ARE CAUSED BY THE MASKS THEY HAVE TO WEAR TO PROTECT THEMSELFES FROM COVID VIRUS. IN THE PICTURE: Annalisa Silvestri, Doctor anaesthetist

Kosova është duke u përballur më valën e tretë të virusit që u shndërrua në pandemi në mars të vitit 2020.

Numri i të vdekurve javës së fundit është rritur drastikisht krahasuar më javët paraprake. Vetëm sot, e hënë, në Kosovë, u regjistruan 17 raste të vdekjeve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga e hëna e javës së kaluar deri më sot, 16- 23 gusht, bilanci i viktimave është 59, në mesin e tyre edhe të rinj.

Gjatë një jave ka pasur 79 mijë e 994 testime, nga të cilat 14 mijë e 129 dolën raste pozitive me COVID-19. Ndërsa po gjatë një jave u shëruan 1 mijë e 457 persona.

Deri të dielën, Kosova ka vaksinuar 707.793 persona.

/Reporteri/

Read Previous

Situata e zjarreve në Shqipëri, zonë problematike mbetet Maja e Rrunës

Read Next

FSK pajis qytetarët me maska në rrugë