Java e fundit e prillit me shi

Java e fundit e prillit fillon me të reshura shiu dhe rënie të temperaturës nga mesi i javës.

Nga dita e enjte parashihet një periudhë më stabile e motit, ku do të ketë më shumë intervale me diell.

Njoftimi:

Datat:

24.04 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me shi dhe bubullimë.

25.04 – Kryesisht me vransira. Orëve të mëngjesit me riga lokale shiu, e pasdite priten zhvillime të rrebesheve me shi e bubullima.

26.04 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu.

27.04 – Pjesërisht vranët.

28.04 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë, e ditën më ngrohtë.

Temperaturat në rënie në të dy vlerat ekstremet. Maksimalet zbresin në 12C ditën e mërkurë, e deri të premtën sërish rriten në 17C. Minimalet të enjten dhe të premten mund të zbresin edhe deri në 1C e 2C.

Nga dita e martë era ndryshon drejtimin nga krahu verior dhe frynë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 6-14m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale./Sinjali/

Read Previous

Interi shënon fitore ndaj Empolit

Read Next

Mbi 300 amendamente në raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën