Jasir Asani pritet të largohet nga Guangju

Aventura e Jasir Asanit te Guangju është drejt fundit, me sulmuesin shqiptar që do të largohet në përfundim të kontratës. 29-vjeçari po kalon një formë fantastike, e në tërësi rrugëtimi i tij me këtë skuadër ka qenë pozitiv, duke bërë që të ketë interes për blerjen e kartonit. Sipas asaj që raportojnë ekspertët e merkatos në Korenë e Jugut, për Asanin interesohen 3 skuadra, njëra në kampionatin vendës dhe dy të tjerat nga Japonia.

Sipas Dario Focardit, Jeonbuk, Vissel Kobe dhe Yokohama kanë shprehur interes për të, ndërsa edhe vlera e futbollistit nuk është shumë e lartë, e përllogaritet rreth 1.5 milionë euro, vlerë e përballueshme prej këtyre skuadrave.

Anësori kuqezi u transferua në fillim të vitit 2023 te Guangju, duke kaluar 2 vite tejet pozitive, teksa në këtë periudhë mori dhe ftesën nga trajneri Sylvinho në kombëtaren shqiptare. Asani e nisi karrierën te Vardari, më pas në 2017 u bë pjesë e kampionatit shqiptar te Partizani. Më tej Aik, Kisvarda dhe e fundit Guangju. /Euronews.al/

Read Previous

“Qafa e Thores, kopertina e guidës që të fton drejt bukurive të Thethit”

Read Next

Notarët e Kosovës po paraqiten në Botërorin në pishinë 25 metra