Janë të padukshëm për armikun, bombarduesit bërthamorë amerikanë tregojnë forcën në Paqësor

Avionët bombardues bërthamore amerikanë kanë treguar forcën në mënyrë spektakolare në Oqeanin Paqësor, teksa tensionet me Kinën për përshkallëzimin e konfliktit janë rritur ndjeshëm në ditët e fundit.

Dy avionë model B-2 Spirit fluturuan në formacion bashkë me katër avionë F/A-18 Hornet dhe një avion spiun australian, model E-7A Edgtail, të shoqëruar në det nga një anije luftarake. Bombarduesi bërthamor B-2 rrallë shihet në fluturim, pasi është dizajnuar për të mos u pikasur nga radarët. Ai është avioni më i shtrenjtë në botë, që kushton rreth 2 milionë dollarë.

Fotot e jashtëzakonshme u realizuan në shtabin e përgjithshëm të Forcave Ajrore Amerikane në Havai, ku po zhvillohet një stërvitje e përbashkët me Australinë. Lidhjet ushtarake amerikane në Azinë Juglindore janë kritikuar nga Presidenti rus Vladimir Putin, i cili tha një ditë më parë se SHBA po kërkon të ndërgojë një organizatë të ngjashme me NATO-n edhe aty.

Nga ana tjetër, Kina ka kritikuar vendimin e kryetares së Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, për të vizituar Tajvanin, ishullin që Kina e njeh si të sajin, por që qeveriset në mënyrë të pavarur nga nacionalistët. /A2CNN/

Incredible pics reveal massive US show of force over Pacific with nuclear  B2 stealth bombers in warning to China! - Bksfe
Incredible pics reveal massive US show of force over Pacific with nuclear  B2 stealth bombers in warning to China! - USA-TECHNEWS
Incredible pics reveal massive US show of force over Pacific with nuclear  B2 stealth bombers in warning to China! - Bksfe

Read Previous

Turqia paralajmëron Suedinë të ekstradojë terroristët nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO

Read Next

Nuk ndalet Nottingham Forest, synon dy emra të njohur në merkato