Nuk ndalet Nottingham Forest, synon dy emra të njohur në merkato

Skuadra e sapo promovuar këtë sezon në Premier League-n angleze, Nottingham Forest po përgatitet “fuqishëm” në merkato.

Këtë verë ata kanë ofruar emra si Jesse Lingard dhe Dean Henderson nga Manchester United, Taiwo Awoniyi nga Union Berlin, Neco Willimas nga Liverpool, Emmanuel Dennis nga Watford, Orel Mangala nga Stuttgart, Remo Fruler nga Atalanta, Omar Richards nga Bayern Munich e shumë të tjerë.

Mirëpo transferimet e tyre duket se nuk kanë të ndaluar. Së fundmi listës së dëshirave i janë shtuar dhe dy yje të tjerë.

Bëhet fjalë për Alvaro Odriozola-n e Real Madrid dhe Houssem Aouar të Lyon.

Sipas spanjolles “AS”, Odriozola nuk është në planet e Real-it dhe pas sezonit të fundit ku ishte i huazuar te Fiorentina në Serie A, ai mund të kalojë në Angli.

Përsa i përketë Aouar, sipas gazetarit Gianluca di Marzio, klubet po negociojnë. Forest ofron 10 milionë euro, ndërsa Lyon kërkon 15. /Albanianpost.com

Read Previous

Janë të padukshëm për armikun, bombarduesit bërthamorë amerikanë tregojnë forcën në Paqësor

Read Next

SpaceX i ofron 25 mijë dollarë atij që mund ta hakojë Starlinkun