Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, një burrë dhe një grua në Fushë Kosovë.
Të njëjtit janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në rrjete sociale e kishin sulmuar fizikisht një grua.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.