Ja si qëndron situata me Covid-19 në Gjakovë

Spitali i e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka bërë të ditur se aktualisht po trajton 8 pacientë të infektuar nga Covid-19, pra 1 më pak se ditën e djeshme.

2 nga pacientët të cilët po trajohen në këtë institucion shëndetësor janë nga komuna e Gjakovës ndërsa 6 të tjerë nga Shqipëria.

Të gjithë pacientët po marrin trajtimin e duhur në bazë të gjendjës së tyre shëndetësore, ku 5 nga ta janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Ndërkaq, në komunën e Gjakovës janë adminstruar gjithsej 96.922 doza të vaksinës anti-covid-19.

Read Previous

Real Madrid interesohet për transferimin e Mason Mount

Read Next

Deklaratë publike e OJQ-ve të komuniteteve joshumicë në komunën e Gjakovës