Deklaratë publike e OJQ-ve të komuniteteve joshumicë në komunën e Gjakovës

Pas raportimeve se në disa lokale të gastronomisë në komunën e Gjakovës nuk kanë pranuar t’u shërbejnë disa personave që janë pjesë e komuniteteve joshumicë, OJQ-të e komuniteve joshumicë në komunën e Gjakovës kanë dalur me një deklaratë publike.

DEKLERATË PUBLIKE

Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjakovës, Duke u bazuar në gjendjën e krijuar pas raportimit publik mbi trajtimin me karakter diskriminues (ndëretnik), ndaj mos shërbimit të disa pjestarëve të komuniteteve jo-shumicë në njerën nga veprimtaritë hoteliere nga komuna jonë, ne organizatat e shoqërisë civile nga rradhët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptijan dënojmë ashpër këtë veprim të çdo njërit që ka pretendime qe të prishë harmonin dhe bashkëpunimin ndëretnik në vend e mesë paku të ketë nuanca të diskriminimit të tipit racor e etnik.

Ne vlerësojmë se veprimet e tilla që nuk janë të përgjithshme por gjithnjë individuale, gjithnjë duhët të trajtohën si të tilla dhe asnjeher nuk duhët të e prishin bashkëpunimin e mrekullueshëm dhe kontributin e përbashkët për avansimin dhe integrimin e komuniteteve jo-shumicë në vend, veçanerisht ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptijan si grupe vunerable dhe të cenueshme në vend.

Përmes këtijë reagimi, çdo formë e diskriminimit, racizmit dhe shkeljës së të drejtave të njëriut si e drejtë univerzale duhët të denohët dhe të izolohët në menyrë që ti kontribojë zbutjës së paragjykimeve dhe frymës së tolerancës dhe të mos ndikojë në prishjën e bashkëjetesës së përbashkët.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës si akti më i lartë politik e juridik si dhe konventa për të drejtat e njeriut, dhe ligjet në fuqi kundër çdo diskriminimi janë garancë për të gjithë ne, andaj apelojmë tek të gjitha instuticionet tona kompetente qe të reagojnë shpejtë dhe të kryejnë përgjesitë që kanë që ta trajtojnë në mënyrë profesionale, pa nuancë politike në menyrë që rastet e ktilla të mos përseritën dhe të jenë të fundit që flasin për racizmin, dhe si të ktilla të zavendësohën me gjithëpërfshirje dhe mbështetje për avansim të pozitës në çdo qështje jetike si arsim, punësim dhe përmirësim të kushteve ekonomike dhe sociale.

Ne, organizatat e shoqërisë civile do vazhdojmë të japim kontributin tonë në promovimin dhe mbrojtjën e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, duke bashkëpunuar me institucionet tona lokale e qendrore dhe komunitetet tona etnike, për ti tejkaluar këto sfida në menyrë që mos të perseritën më, dhe bëjmë thirrje që secilit person që i shkelën të drejtat, ta raportojnë tek institucionet përgjegjëse me të gjitha faktet dhe ta fitojnë të drejtën e tyre që e kanë të garantuar me ligj.

Me nderime,

OJQ ROMA IN ACTION
OJQ PROSPERITETI
OJQ ARENA
OJQ EC VETË
OJQ INICIATIVA PËR VEPRIM.”

Read Previous

Ja si qëndron situata me Covid-19 në Gjakovë

Read Next

Punëtorët shëndetësorë të enjten do të hyjnë në grevë