Ja sa gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1598 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 17 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 19 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /RTK/

Read Previous

Kastrati: Nga komuniteti serb ka ende një hezitim për tu regjistruar

Read Next

Nëntë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë