Ja pse Roterdami do të çmontojë urën historike

Një urë historike prej çeliku në qytetin holandez Roterdam do të çmontohet pjesërisht. Arsyeja? Thjesht sepse duhet të kalojë superjahti i ndërtuar për themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, njoftuan autoritetet lokale.

Banorët shpërthejnë në kritika: E merrni dot me mend pse

Jahti i Bezos, i cili ka një vlerë 430 milionë euro, është shumë i madh për urën ikonike Koningshaven, e cila daton që nga viti 1878 dhe u rindërtua pasi u bombardua nga nazistët në vitin 1940 gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Është rruga e vetme për në det,” tha një zëdhënës i kryetarit të bashkisë së Roterdamit për Agence France-Presse, duke shtuar se themeluesi i Amazon do të paguajë faturën për operacionin.

Banorët shpërthejnë në kritika: E merrni dot me mend pse

Vendimi ka zemëruar banorët dhe disa anëtarë të këshillit lokal në Holandë sepse pas një rinovimi në vitin 2017 u premtua se ura, e njohur nga vendasit si De Hef, nuk do të çmontohej më.

Zyra e kryetarit të bashkisë theksoi përfitimet ekonomike dhe vendet e punës të krijuara nga ndërtimi i jahtit dhe premtoi se ura do të rindërtohet në formën aktuale. Sipas Guardian, procesi do të zgjasë disa javë dhe pritet të ndodhë këtë verë./Anabelmagazine/

Read Previous

BE: Kosova u desh ta lejojë vizitën e Petkoviqit siç bëri Serbia me Gërvallën

Read Next

Suedia heq të gjitha masat kufizuese kundër COVID-19