Ja kur do t’i marrin nga 100 euro shtesë fëmijët dhe pensionistët

Shtesat prej 100 eurove për pensionistët nuk do të dalin këtë javë me pensionet e rregullta, por në javët e ardhshme.

Po ashtu edhe për nënat dhe prindërit që marrin mështetje financiare për fëmijët, do të njoftohen gjatë ditëve në vijim se kur do të procedohen 100 eurot e njëhershme për të gjithë fëmijët në kuadër të pagesave të rregullta prej 10-20 euro.

Sa i përket këtyre dy masave nuk ka nevojë për aplikim për ata që janë ekzistues në skema.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pas vendimit të marrë në Qeveri për shpërblimin e fëmijëve dhe pensionistëve për fundvit, ka theksuar se pensionet e rregullta për dhjetor ekzekutohen këtë të premte dhe sipas tij, është e pamundur të ndahen shtesat më 15 dhjetor.

“Ka të bëjë me shtesën e mbështetëse financiare prej 100 eurove për të gjithë përfituesit e skemave pensionale për muajin dhjetor. Marrë parasysh se pensionet e rregullta ekzekutohen këtë të premte ne do kemi të pamundur të ekzekutojmë shtesën në këtë datë, por gjatë javës në vijim do t’i njoftojmë pension-marrësit për ekzekutimin e kësaj shtese”, ka thënë ministri Murati pas mbledhjes së qeverisë.

Pas vendimit, dje ka pasur reagime të shumta për vendimin e ndarjes së mjeteve për fëmijët dhe pensionistët.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës njëherësh anëtari i Kryesisë së LDK-së,, Berat Rukiqi ka thënë se rreth 60 milionë euro është kostoja vendimit të fundit për mbështetje për fëmijët dhe të moshuarit. Madje, ai këtë mbështetje e ka qujatur ‘lëmoshë’.

Qeveria në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 40 milionë euro për FSK-në dhe nga 100 euro shtesa për fëmijët dhe pensionistët. /KosovaPress/

Read Previous

Samiti i liderëve të BE-së, Nissinen: Kemi nevojë për demokraci të forta si Kosova dhe Finlanda

Read Next

Çfarë i nevojitet Ballkanit për të kaluar në fazën tjetër në Ligën e Konferencës?