Ja çfarë thonë qytetarët e Gjakovës për faturat e energjisë elektrike me tarifa të reja

Ditë më parë ka nisur shpërndarja e faturave të energjisë elektrike për muajin shkurt sipas tarifës së re.

Deri me 9 shkurt faturimi është llogaritur me tarifë të vjetër. Ndërkaq pas kësaj date  kalkulimi ka filluar  me tarifë të re.

Disa nga Qytetarët e komunës së Gjakovës e konsiderojn si të lartë cmimin e këtyre faturave dhe si të papërballueshëm.

Ndërkaq ka edhe nga ata qytetarë që nuk kanë vërejtur ndonjë ndryshim të madh me muajt paraprak.

Gjatë ditës sotme përmes një konference për media grupi organizativ i protestës “Asnji cent më shumë”  ka bërë të ditur se nesër do të mbahet protestë në Prishtinë, përmes së cilës do të kërkohet anulimi i vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e rrymës. Organizatorët e këtsaj proteste kanë thënë se do të kërkojnë edhe nacionalizimin e KEDS-it, sepse sipas tyre rritja e çmimeve është një barrë që ka rënduar jetën e gjithsecilit qytetarë.

Read Previous

Fillimi i sulmeve ndaj Ukrainës po u kujton plagët e luftës qytetarëve të Gjakovës

Read Next

Ministria e Mbrojtjes: Kosova është e gatshme të përfshihet në operacione ushtarake nëse i kërkohet nga ShBA-ja