Izraeli pret mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në sulmin e mundshëm kundër Iranit

Ministri i Jashtëm i Izraelit thotë se Izraeli pret që Britania dhe Franca t’i bashkohen për të sulmuar Iranin nëse Teherani godet Izraelin.

Israel Katz e përcolli mesazhin drejtpërdrejt gjatë një takimi me ministrin e jashtëm francez Stephane Sejourne dhe sekretarin e jashtëm britanik David Lammy, të cilët po vizitojnë Izraelin, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

“Nëse Irani sulmon, ne presim që koalicioni t’i bashkohet Izraelit jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulmimin e objektivave të rëndësishëm në Iran”, u tha Katz homologëve të tij francezë dhe britanikë./aljazeera/

Read Previous

Borrell kritikon sulmin vdekjeprurës të kolonëve izraelitë

Read Next

Kryeministri Kurti me bashkëpunëtorë përurojnë objektin e ri të Gjykatës Themelore