Ministria e Financave e Banka Botërore me marrëveshje 96 milionëshe
Izraeli ka paraqitur një propozim të përditësuar për ndërmjetësuesit në lidhje me një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve.
Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, pritet të takohet sot me përfaqësuesit e Hamasit në Doha dhe t’ua kalojë dokumentin.
Gazetari izraelit, Barak Ravid, e raportoi këtë në “Walla”.
Propozimi përfshin një gatishmëri për të qenë fleksibël në lidhje me numrin e pengjeve të gjalla që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes, si dhe një gatishmëri për të diskutuar kërkesën e Hamasit për “paqe të qëndrueshme” në Rrip./Albanianpost.com