E ftuar virtualisht në programin e mëngjesit Çeli Sytë ishte Iva Tiço, njëra ndër gazetaret më me ndikim në Shqipëri. Ajo përveç profesionit të gazetares në fakt njihet dhe për përkthimet e librat e saj që sollën një risi në artin e të shkruarit.
Së fundmi, më saktësisht në vitin 2020 Iva botoi librin e saj “Për vete”, që pati bujë të madhe.
Ajo çfarë i ka ngelur peng shkrimtares ishte se nuk mundi t’i takonte nga afër lexuesit e saj dhe nuk arriti ta promovojë siç ndodh rëndom librin si pasojë e pandemisë Covid-19. Për ta ndjekur të plotë intervistën klikoni linkun më poshtë:
Iva Tiço: “Më ka ngelur peng që nuk arrita të promovojë librin tim të fundit”