Arrestohet një person, iu gjet drogë dhe revole në veturë

Një person është arrestuar në Pejë pasi që në veturën e tij gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe katër fishekë, si dhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 10.9 gram, një shpuzore e cigareve me mbetje të substancës së dyshuar narkotike, dhe tri qese plastike të zbrazëta me llogo të narkotikëve.

Policia njofton përmes raportit se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv/

Read Previous

Osmani kujton Masakrën e Rezallës: Sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e domosdoshme

Read Next

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare