Italia do të nisë vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç

Rome’s ancient Colosseum is lit with colours of the Italian flag to show unity, solidarity and to honour victims of the coronavirus disease (COVID-19) from all over the world, in Rome, Italy, May 31, 2020. REUTERS/Remo Casilli

Italia do të nisë vaksinimin e fëmijëve të moshës pesë deri në 11 vjeç për COVID-19 këtë muaj pasi agjencia italiane e barnave tha qartë se vaksina e Pfizer mund të përdoret në këtë grupmoshë.

Kështu, fëmijët më të vegjël do të kenë një të tretën e dozës që marrin të rriturit, shkruajnë mediat italiane, përcjell Telegrafi.

Dhe ata do të marrin dy doza të tilla, tre javë larg njëra-tjetrës.

AIFA, e cila dha dritën jeshile pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinën kundër COVID-19 për këtë grupmoshë, tha se vaksina “tregon një nivel të lartë efektiviteti dhe asnjë sinjal alarmi për sa i përket sigurisë nuk është theksuar për momentin”.

Nënsekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa ka thënë se qëllimi ishte që të fillonin vaksinimin e fëmijëve 5 deri në 11 vjeç për COVID-19 përpara Krishtlindjeve.

Patrizia Popoli, kryetarja e komitetit tekniko-shkencor të AIFA-s, hodhi poshtë fjalët se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të aprovuar vaksinën kundër COVID për këta fëmijë.

“Të dhënat që kemi për vaksinën kundër COVID-19 janë të mjaftueshme që ajo të shtrihet edhe tek fëmijët”, tha Popoli për Radio Anch’io.

“Ne kemi një studim mbi 3000 fëmijë me doza më të vogla, një e treta e dozës së vaksinës, dhe ajo qëndron efektive – pa efekte shqetësuese anësore, vetëm reagime lokale, pak temperaturë dhe dhimbje koke”. /Telegrafi/

Read Previous

Kisha e papërfunduar në mes të kryeqytetit – Kujtim i së kaluarës së përgjakshme

Read Next

Johnson: Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh që nga vitet e 1990-ta