Isufaj: Urdhërarresti ndaj Radoiçiqit ishte tërhequr për një kohë, më pas iu rikthye, s’mund t’i bëj publike arsyet

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka konfirmuar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit, por ka thënë se s’mund t’i bëjë publike arsyet për shkak të hetimeve.

Në një konferencë për media, Isufaj ka komentuar edhe deklaratat e ish-prokurorit special, Sylë Hoxha, i cili kishte thënë se ka pasur njerëz që i kanë çuar fjalë për të tërhequr urdhër arrestin ndaj Radoiçiqit.

“Sa i përket udhërarrestit ndaj Radoiçiqi – është komplet çështje e brendshme e Prokurorisë dhe të jeni të sigurt se ne nuk mund të ndajmë shumë detaje për rastet që ne i trajtojmë. Ai s’ka qenë kurrë në paraburgim. Është tërhequr për një kohë urdhërarresti, i cili në ndërkohë iu ka rikthye”.

“Pyetne atë, pse ai s’ka ndërmarrë. Këtë informacion e kam marr prej mediave. Kurrë s’ma ka thënë mua. Secili që ka mundur t’i thotë diçka ka mundur ta arrestojë”.

Prokuroria Speciale në vitin 2019 kishte lëshuar udhërarrest për Milan Radoiçiq, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. Por, ishte raportuar se i njëjti ishte tërhequr në vitin 2021.

/GazetaSinjali/

Read Previous

OKB: Ushtria izraelite hap zjarr ndaj kolonës së ndihmave

Read Next

Ndryshojnë datat, ja kur do të zhvillohen sfidat e Superkupës së Italisë