Ish-lojtari i Ajax zgjohet nga koma

Lojtari holandez me origjinë marokene Abdelhak Nouri, një ish-futbollist i Ajax-it i cili pësoi një arrest kardiak në vitin 2017 pas një miqësore, është duke u rikuperuar nga pasojat e rënda të një koma nga e cila u zgjua pas dy vitesh e nëntë muajsh, sipas disa mediave marokene dhe holandeze.

Vëllai i lojtarit tha në një deklaratë për shtypin holandez, të mbuluar gjerësisht nga mediat marokene, se Abdelhak “që kur ka qenë në shtëpi ka qenë shumë më mirë se më parë në spital”.

Ai shtoi se ish-futbollisti “është i vetëdijshëm” se ndodhet në shtëpi i rrethuar nga familja e tij.

Nouri ishte 20 vjeç kur pësoi një atak kardiak në minutën e 72-të të një miqësore për skuadrën e tij Ajax kundër Werder Bremen-it në Austri, dhe megjithëse u zgjua nga koma pothuajse tre vjet më vonë, ai nuk u shërua kurrë për shkak të dëmtimit të rëndë.

Gjatë Kupës së Botës në Katar, skuadra marokene i kushtoi një homazh Nouri-t pas fitores së tyre kundër Spanjës, me një foto që tregonte lojtarët që mbanin fanellën e Nouri-t me numrin “34” me të cilën ai luante. /Albanianpost.com

Read Previous

Vatikani do të dërgojë fjalimin e Papës në hapësirë

Read Next

Inteligjenca artificiale “mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune”