Ish-kryeministri i Britanisë mbërrin në Poloni me donacione të Kryqit të Kuq

Pas disa ditësh udhëtimi, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur në Poloni për të ofruar donacione për refugjatët ukrainas.

Ai udhëtoi deri 1600 kilometra duke sjellë veshje, shtrat, pelena dhe komplete të ndihmës së parë të mbledhura nga projekti ushqimor i Oxfordshire, Chippy Larder.

Në një video në llogarinë e tij në Twitter, ai shihet teksa qëndron në një depo të Kryqit të Kuq ku janë dorëzuar mallrat e dhuruara, raporton BBC.

“Është shumë ftohtë dhe ne jemi shumë të dëshpëruar, por gjithsesi ishte ndjenjë e mirë që e bëmë këtë udhëtim dhe akoma mirë të dimë se ne po përpiqemi të bëjmë diçka për refugjatët që po vuajnë kaq shumë”, tha Cameron.

“Unë vozita për një pjesë të rrugës dhe udhëtimi kishte ecur pa probleme, përveç një gome të shfryrë që mori shumë kohë për t’u ndërruar”, shtoi ish-kryeministri.

/Reporteri.net/

Read Previous

20 marsi, dita e shëndetit oral

Read Next

Rastet e dhunës në familje rrisin numrin e kërkesave për qëndrim në Shtëpinë e Sigurtë