Ish-kandidati për gjyqtar të Kushtetueses emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emërua Vigan Qorrollin zëvendësministër të Drejtësisë.

Duke e uruar për detyrën, Kurti i dëshiroi Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.​

Bashkë me Hilmi Jasharin, Etrur Malokun, Bashkim Hysenin, Bardh Bokshin dhe Shukri Sylejmanin, Qorrolli kandidoi për pozitën e gjyqtarit në Gjykatë Kushtetuese, dy vite më parë.

Qorrolli është jurist i diplomuar teksa që nga viti 2009 është edhe ligjerues në Universitetin e Prishtinës./Sinjali/

Read Previous

Moti sot

Read Next

Deputeti gjerman thirrje BE-së e ShBA-së: Ndaleni Vuçiqin, po nxit nacionalizmin dhe urrejtjen