Ish-diplomati Fatos Tarifa komentoi garën e ngushtë mes Donald Trump dhe Kamala Harris.
Sipas tij lufta për vota do jetë në 7 shtete dhe Pensilvania do të jetë vendimtare për zgjedhje e presidentit të ri të SHBA.
“Këto zgjedhje janë të paparashikuara, për Harris është një fushë e minuar, për Trump do ketë atë bazë demografike që e ka mbështetur gjithmonë, Trump ka 4 vjet që bën fushatë, Harris ka vetë 3 muaj që po bën fushatë. Të mbledhësh 1 mld dollarë të njerëzve të fuqishëm dhe të sensibilizosh një bazë që s’ka votuar më parë na çon në përfundimin se Trump nuk ka çfarë merr më mbështetës, Harris ka mundësi ende të marrë dhe ka shanse më shumë në këto 10 ditë që kanë ngelur. Votën popullore ndër vite e kanë fituar demokratët, por Clinton nuk i fitoi zgjedhjet. Sistemi amerikan që nuk ka ndryshuar për shumë vite penalizon atë që mund të fitojë shumicën e votës popullore. und të ndodhë që jo Pensilvania si një shtet me fuqi të madhe, por edhe një konte e vogël në Pensilvani mund të përcaktojë zgjedhjet. Ndaj tërë fushata bëhet për të fituar votën e këtyre 7 shteteve, kryesisht 3 shteteve të perëndimit qendror, ndër të cilët Pensilvania është shteti kryesor”, tha Tarifa. /Euronews.al/