Ish-ambasadori Peci: Nëse Perëndimi nuk ka plan B për Serbinë, regjioni mund të lëvizë drejt një kaosi

Ish-ambasadori Lulzim Peci ka thënë se shtetet e perëndimit duhet të kenë një plan B për Serbinë.

“Nëse shtetet kyçe të perëndimit nuk kanë plan B për Serbinë, dhe të gjitha vezët janë vënë në shportën e tërheqjes së saj në drejtim të Brukselit, regjioni mund të lëvizë me hapa të sigurt drejt një kaosi te ri!”

“Nuk është ngjarje e rastësishme që Vuçiqi në vend të takimit me liderët evropian në Tiranë, zgjodhi takimin me Putinin dhe Xi në Peking! Nëse plani B nuk ka qenë në tavolinë deri tani, është koha e fundit që të bëhet realitet dhe të vëhet në jetë!”, ka shkruar Peci në Facebook. /Klankosova.tv/

Read Previous

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, nënkryetarja mbyllë seancën

Read Next

​Tonali mund të luajë ndeshjen e fundit të sezonit këtë fundjavë