Irani në Moskë për mbështetje

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ndodhet në Moskë për bisedime në Kremlin, ku ka paralajmëruar se do të zhvillojë “diskutime serioze dhe të rëndësishme” me presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar “sfidat dhe kërcënimet e përbashkëta”, shkruan Gazeta Sinjali.

Vizita e tij vjen në një kohë kur tensionet janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore në Iran. Rusia i ka dënuar ashpër këto sulme, me ambasadorin e saj në OKB që deklaroi se SHBA-ja ka “hapur kutinë e Pandorës”, raporton BBC.

Megjithatë, ndonëse pritet që Putin t’i ofrojë Araghchit mbështetje të fortë verbale, ndihma ushtarake nga Moska mbetet e pamundur. Prioriteti kryesor i Kremlinit aktualisht është lufta në Ukrainë, ndërsa marrëveshja strategjike me Iranin nuk është një pakt mbrojtjeje dhe nuk e detyron Rusinë të ndërhyjë ushtarakisht.

Presidenti Putin kohë më parë deklaroi se Irani nuk ka kërkuar ndihmë ushtarake dhe la të kuptohet se nuk ka nxitim për ta ofruar. Moska po përpiqet të ruajë ekuilibrin diplomatik mes Teheranit dhe Izraelit, si dhe të forcojë raportet me administratën e Donald Trump.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Si e realizoi ShBA-ja në përpikëri operacionin për të goditur tre objektet bërthamore të Iranit?

Read Next

Ushtria izraelite sulmon gjashtë aeroporte në Iran