Irani fiton në frymën e fundit kundër Uellsit, i shënon dy gola në shtesë

DOHA, QATAR – NOVEMBER 25: Roozbeh Cheshmi of IR Iran scores their team’s first goal during the FIFA World Cup Qatar 2022 Group B match between Wales and IR Iran at Ahmad Bin Ali Stadium on November 25, 2022 in Doha, Qatar. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Përfaqësuesja e Iranit ka fituar në minutat shtesë me rezultat 2-0 ndaj Uellsit në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin B në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ka përfunduar me fitoren e Iranit takimi dramatik mes Uellsit dhe Iranit në ndeshjen e zhvilluar në “Ahmad bin Ali Stadium”.

Pjesa e parë e takimit ishte e gjitha e barabartë, me disa raste nga të dyja ekipet.

Kieffer Moore (12’) për Uellsin pati rast të mirë, por nuk e gjeti rrjetën, ndërsa goli i Ali Gholizadeh (16’) u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Irani pati më shumë nga loja dhe ishte afër të gjente golin në fillim, por atë e gjeti dy herë në minutat shtesë.

Rastet që ia vlen të theksohet në këtë pjesë janë shtylla e Sardar Azmoun (52’) dhe kartoni i kuq nga portieri i Uellsit, Wayne Hennessey (88’).

Megjithatë, kur ndeshja pritej të përfundonte ashtu nuk mendoi edhe Roozbeh Cheshmi, i cili në minutën e tetë shënoi për 1-0, ndërsa në minutën e 11-të shtesë ishte Ramin Rezaeian që vulosi fitoren 2-0.

Pas kësaj fitore, Irani renditet i dyti me tri pikë, ndërsa Uellsi ka një pikë në vendin e tretë.

Në ndeshjen e ardhshme, Uellsi luan ndaj Anglisë, ndërsa Irani përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Read Previous

Rikthehet në origjinë, shpërthen koronavirusi në Kinë: Pse po ndodh tani?

Read Next

Mbi 100 të arrestuar në operacionin më të madh të mashtrimit në Mbretërinë e Bashkuar