U caktohet nga një muaj paraburgim katër të arrestuarve në rastin e Arlinda Zekajt
Në fshatin Negroc të Drenasit është përuruar sot lapidari kushtuar ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, si dhe simboli me tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në ceremoninë e përurimit ka mbajtur fjalim edhe djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, i cili ka shprehur mirënjohjen e familjes për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti dhe që vazhdojnë të dëshmojnë mbështetje e respekt për familjen e tij.
Në fjalën e tij, Altin Krasniqi theksoi se përkrahja dhe vlerësimi që njerëzit i kanë dhënë babait të tij kanë një domethënie të veçantë për familjen, veçanërisht në periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalojnë.
“ Në emër të familjes sonë, ju shprehim mirënjohje të thellë për mbështetjen, respektin dhe vlerësimin që ia keni dëshmuar vazhdimisht familjarit, kushëririt dhe mikut tuaj, Jakup Krasniqit. Për ne, kjo mbështetje ka një domethënie të veçantë. Ajo na jep forcë dhe na dëshmon se respekti, solidariteti dhe mirënjohja e njerëzve mbeten të palëkundura edhe në kohët më të vështira”, tha ai.
Në përfundim të fjalimit, Krasniqi shprehu besimin se drejtësia do të triumfojë dhe se të gjithë çlirimtarët do të kthehen sa më parë në atdhe, pranë familjeve të tyre.
“Shpresoj dhe besoj se drejtësia do të triumfojë dhe të gjithë çlirimtarët do të kthehen sa më parë në atdheun e tyre, pranë familjes dhe njerëzve të tyre. Faleminderit nga zemra të gjithëve”, përfundoi ai.

