KRU “Gjakova” paralajmëron: Uji i ujësjellësit në Rekë të Keqe, Gërçinë dhe Damjan nuk rekomandohet për pije

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju lutemi që njoftimet e bashkëngjitura lidhur me cilësinë e ujit në zonat e furnizimit në fshatrat e Rekës së Keqe, Gërçinë dhe Damjan t’i publikoni dhe t’i përcillni te qytetarët.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rritjes së nivelit të turbullirës në burimet ujore, uji i ujësjellësit në këto zona nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në një njoftim të radhës.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj në informimin me kohë të qytetarëve.

Me respekt,

Zyra për Informim

KRU “Gjakova” Sh.A.

Read Previous

Përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc, Altini: Drejtësia do të triumfojë