“IPVGJ” organizon turne të shahut në nderim të Epopesë së Dukagjinit

Shoqata “Iniciativa e pavarur e të verbërve të Kosovës”, ka mbajtur turne në sportin e shahut. Kryetari i kësaj shoqate, Mark Pjetraj, tha se ky aktivitet u organizua në nderim të 24 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit. Pjesëmarrës ishin shahistë nga Iniciativa e pavarur e të verbërve të Kosovës”  si dhe nga “Shoqata e shurdhmemecëve”.

Falenderues për këtë aktivitet u shpreh edhe Man Muhadri, anëtar i kësaj shoqate, i cili thekson se aktivitete të tilla na ndihmojnë neve të jemi më aktiv, si dhe në të njejtën kohë nderojmë dhe përkujtojmë të rënët për liri.

Read Previous

Komuna e Gjakovës dhe VoRAE finalizojnë projektin e ndërtimit të disa shtëpive në paralagjen Brekoc

Read Next

Genc Leka, poeti që pushkatua nga regjimi diktatorial